Kalkulatori

RRETH NESH

Një ekip për energjinë e nesërme.

Unisolar bashkon ekspertizën inxhinierike me një shërbim të qartë, njerëzor dhe të përkushtuar, duke siguruar zgjidhje inovative dhe mbështetje të vazhdueshme për klientët tanë në çdo hap të projektit.

Unisolar LLC, është themeluar në Janar të vitit 2021, nga një inxhinier i energjisë elektrike dhe të asaj së ripërtrishme: z. Bujar Guci në Kosovë. Unisolar LLC u themelua duke parë nevojën për një kompani serioze, e cila do të ishte më pranë klientëve në fushën e energjisë të ripërtrirshme. Në një kohë të shkurtur kompania Unisolar L.L.C. u bë lidere në fushën e energjisë të ripërtrirshme në Kosovë dhe rajon.

Duke u bazuar në përvojat e mëhershme personale në sisteme energjetike dhe duke pasur të gjitha kualifikimet e nevojshme europiane për sistemet fotovoltaike, Unisolar është themeluar me synimin që t’i arrin majat e një biznesi të suksesshëm në fushën e energjisë së ripërtrishme në Kosovë e më gjerë.

Kompania jonë ka instaluar mbi 5 MWp sisteme fotovoltaike vetëm gjatë kësaj periudhe 2021 – 2022, duke përfshirë këtu sistemet fotovoltaike për vet-konsum. Poashtu, kompania është zgjeruar edhe më tutje, me hapjen e kompanive simotër në Maqedonin Veriore me seli në Shkup, dhe në Shqipëri me seli në Tiranë.

Kompania jonë po avancon shumë në intensifikimin dhe mobilizimin e klientëve për benefitet e përdorimit të teknologjive te gjelbërta dhe vetëdijësimin e ruajtjes së ambitentit. Kjo arrihet me anë të produkteve sa më kualitative në tregun botëror, të tilla si brendet me të cilat ne bashkëpunojmë si: AE SOLAR GMBH dhe GROWATT NEW ENERGY.

RRUGËTIMI YNË

2021U themelua Unisolar
2022Instalimi i parë komercial
2024Zgjerim në 3 tregje
2025Mbi 5 MWp të instaluara

EKIPI

Bujar Guci

CEO

Ermal Kelmendi

Kordinator

Natyra Osmanaj

Menaxhere e shitjes

Rrezarta Jetullahu

Inxhiniere e projekteve

Erkanda Kaliqani

Inxhiniere

NA SHKRUANI

Le të flasim.